Çfarë pritet të ndodhë në Kuvend? Këto janë dy pikat që do të diskutohen ditën e sotme

Ditën e sotme në orën 10 pritet të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në rendin e ditës të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, thuhet se dy ndër pikat që do të diskutohen ditën e sotme janë; “Për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe Projektvendim “Për miratimin a kandidaturave për pozicionet e Komisionerëve pranë Avokatit të Popullit”.

Ndërkohë, nuk dihet nëse opozita do të jetë prezentë në seancën e sotme.

Kujtijmë që prej disa ditësh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një tur takimesh me qytetarët për t’I ftuar në portestën e 16 shkurtit që do të zhvillohet në para kryeministrisë.

E.Xh./

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU