Anulohet takimi i shumëpritur mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, takim i cili ishte parashikuar të zhvillohej në Bruksel dhe ku do të diskutohej për një marrëveshje përfundimatre mes vendeve.
Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç e ka konfirmuar sot se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk do të takohet sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Bruksel, raporton agjencia e lajmeve ‘tanjug’.
Këto deklarime Gjuriç i ka bërë pas takimit që delegacioni serb ka pasur me Federica Mogherinin.
Ndërkohë ende nuk dihet se kur do të mund të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Lajmi për mos takimin e Thaçit dhe Vuçiqit, vjen pasi të dy liderët kanë zhvilluar takime të ndara me Federica Mogherinin.
Nuk dihet ende shkaku se pse u anulua ky takim mes presidentëve./a.m.