Teksa fushata është tensionuar nga akuzat e ashpra të LSI në drejtim të Ramës dhe Bashës, ky i fundit është nisur drejt SHBA për një vizitë urgjente.
Kreu i opozitës ka lënë në mes fushatën dhe është nisur dje në SHBA ku pritet të mbajë disa takime të rëndësishme. Mësohet se Basha pritet të kthehet të mërkurën.
Lajmi bëhet me dije nga burimet brenda selisë blu. Nuk dihet ende se me kë do të takohet Basha në SHBA, por vizita e tij vjen në një kohë kur tensionet janë rritur. Gjatë ditës së sotme Meta paralajmëroi se nuk do të dekretojë kryeministrin që do dalë pas zgjedhjeve të 25 Qershorit.