Çfarë nuk po ndodh! Vjen edhe pica me… luleshtrydhe!

Para disa kohësh u hap debati nëse picës duhet apo nuk duhet t’i hidhet ananas. Disa thonin se pica bëhej shumë e shijshme me këtë frut, ndërsa të tjerë, shtimin e ananasit e konsideronin krim ndaj këtij ushqimi shumë popullor.

Tani, një tjetër frut po “kërcënon” dashamirësit e picës klasike dhe ky frut është luleshtrydhja. Në Twitter ka nisur një debat i ashpër pasi @MoonEmojii postoi një foto të një pice që kishte djathë dhe copa luleshtrydheje.

Këtë foto e shoqëroi me diçiturën “Luleshtrydhet janë më të mira se ananasi”.

Fotoja ka marrë më shumë se 2500 “like” dhe është bërë “retweet” mbi 1000 herë. Shumica e kanë hedhur poshtë idenë e një pice të tillë, duke thënë se është “shumë e shpifur”. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU