Çfarë ndodhi në Prishtinë? Lumi me gjak tmerron banorët (VIDEO)

Një banor i Prishtinës është tmerruar kur ka parë një lumë gjaku pranë shtëpisë së tij.

Ai ka xhiruar teksa gjaku vërshonte si lumë shumë afër shtëpive të banimit në rrethinë të Prishtinës, transmeton Magazina.al.

Kjo ka ndodhur pas therjes së kurbaneve, ndërsa duket se mbetjet e tyre janë hedhur aty duke bërë që në vend të ujit të rrjedhë gjaku i kafshëve të therura.

Qytetari i shqetësuar, shihet duke u ankuar te thertoret të cilat nuk i monitoron askush, duke rrezikuar edhe banorët nga ndonjë epidemi.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU