Çfarë janë e si veprojnë kompanitë “offshore” dhe “shell”

Zbulimi i miliona dokumentave nga firma ligjore Mossack Fonseca i ka zhytur lexuesit e thjeshtë në një det termash e frazash ngatërruese.

Ndonëse përdorimi i të ashtuquajturave parajsa fiskale nuk është detyrimisht i jashtëligjshëm, shumica i preferon për të fshehur zotëruesit e e vërtetë të parave, origjinën e parave dhe shmangien e taksave mbi paratë.

Nëse je një biznesmen i pasur në Gjermani që ka vendosur të shmangë taksat, një trafikant ndërkombëtar droge apo kreu i një regjimi brutal, metodat janë krejt të ngjashme.

Ja edhe shpjegimi për termat që shpesh njerëzit që nuk merren me financë nuk i kuptojnë.

Shell company – kompani guackë

Një “shell company” ka pamjen e jashtme të biznesit legjitim. Por në të vërtetë është thjesht një guackë bosh. Nuk bën gjë tjetër veçse menaxhon paratë që janë në të, ndërsa fsheh se kush është zotëruesi i tyre. Menaxhimi i saj kryhet nga juristë, kontabilistë apo pastrues, të cilët thjesht firmosin dokumentat dhe lejojnë që emri i tyre të shfaqet në krye të letrave. Kur autoritetet pyesin se kush i zotëron paratë, marrin përgjigjen “menaxhimi”, por është vetëm një fasadë. Dikush tjetër i paguan që të fshehin paratë nga autoritetet ose në disa raste nga ish-gratë. Someone else is just paying them so they can hide their money from the authorities or in some cases their ex-wives. Një “shell company” shpesh quhet edhe “letterbox”, pasi konsiston në asgjë më shumë se një adresë ku postohen dokumentet.

Offshore Company

Nëse ke një “shell company”, nuk do të doje ta ngrije në Londër, Paris, Berlin, ku autoritetet normalisht e marrin vesh se kush e zotëron, nëse duan vërtet. Të duhet një Qendër Financiare Offshore. Këto janë të specializuara në ofrimin e shërbimeve për firma të huaja dhe për investimin e fondeve të huaja. Gjenden zakonisht në shtete të vegjël ishullorë, ku sekreti bankar është i madh ndërsa taksat për transaksionet financiare janë të vogla ose zero. Ka shumë vende të tilla në botë, që nga Ishujt Virgin Britanikë, Makao, Bahamas dhe Panamaja. Shërbimet financiare janë plotësisht ligjore, është thjesht ruajtja e sekretit që i bën shumë tërheqës për evazorët e taksave apo hajdutët nga e gjithë bota, sidomos nëse rregullatorët janë të dobët apo e mbyllin një sy.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU