Ceremonia, Nishani: Busti i Papës, para muzeut të diktatorit që prishi kisha e xhami

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, tha se ndihet i privilegjuar nga pjesëmarrja në inaugurimin e bustit të Papa Françeskut në Tiranë.

Busti i Papës është vendosur pranë këmbanës, para piramidës, dhe Nishani e sheh këtë si një gjest simbolik.

“Ndihem i privilegjuar që jam këtu, për përurimin e bustit të Atit tonë të Shenjtë, Papa Françeskut, i cili ka qenë në këtë vend, në këtë bulevard, duke e bekuar vetë këtë popull”, tha Nishani.

“Busti i Papës është vendosur pranë këmbanës së shenjtë, para ish-muzeut të diktatorit, i cili në kohën e tij mendoi vetëm për të prishur kishat e xhamitë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU