Celularët, pas Nokias zhduket edhe marka Motorola

Pas Nokias do të zhduket edhe Motorola, një tjetër pioniere e telefonisë që ishte e famshme në vitet’80 dhe ’90.

Lenovo, kompania kineze që e bleu markën nga Google në vitin 2014, ka vendosur që duke nisur nga ky vit në mënyrë graduale do të zhdukë diçiturën Motorola nga aparatet e saj. Njësoj siç bëri Microsoft pasi bleu kompaninë e famshme finlandeze, Nokia, që tani tani parashikon të rikthehet sërish me një linjë të re smartphone-sh.

“Marka Motorola do të eliminohet gradualisht dhe do të fokusohemi mbi Moto-n”, shpjegoi Rick Osterloh, shefi i operacioneve në i Lenovo-s. Ky i fundit shpjegoi se kompania po i bashkon bizneset e saj celularë nën markën e vetme Lenovo. Do të lindin dy linja: Moto që do të jetë e destinuar për produktet e cilësisë së lartë dhe Vive për ata të fashës së mesme dhe të ulët.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU