Capello i bindur: Ky do jetë çifti finalist i Botërorit, ja kush e fiton kupën

Jordan Pickford është një figurë kyçe te Anglia, që është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës sipas ish-trajnerit të “Tre Luanëve”, Fabio Capello, i cili tha se ekipi më në fund zbuloi një portier që mund të bëjë pritje.

Pickford bëri debutimin e tij të plotë në Angli në nëntor 2017, vetëm shtatë muaj para Kupës së Botës në Rusi, por ai bëri pritje vendimtare në fitoren me penallti kundër Kolumbisë.

Ylli i Evertonit kishte një performancë të fortë në fitoren e Anglisë në çerekfinale ndaj Suedisë, duke mbajtur rrjetën të paprekur dhe Capello vlerësoi pozicionimin dhe reagimet e 24-vjeçarit.

Capello, i cili e drejtoi Anglinë në 28 fitore dhe gjashtë humbje në mes të viteve 2008 dhe 2012, i tha “Gazzetta dello Sport” se Gareth Southgate ka marrë disa djem të shpejtë dhe është një trajner i shkëlqyer.

“Southgate e ka kuptuar se me dy mbrojtës qendre ata do të kishin shkuar në shtëpi, kështu që ai ka vënë tre atje dhe ai më në fund ka zbuluar një portier që mund të bëjë pritje”, tha italiani.

“Ai ka një sërë lojtarësh të talentuar, por kishte intuitën për të aktivizuar Harry Maguire në zemër të mbrojtjes me tre, zgjodhi Pickford dhe ai ka arritur të menaxhojë nivelet e tensionit. Pickford është i inteligjent dhe reagon shumë mirë”, theksoi Capello. Në gjysmëfinale Anglia do të përballet në stadiumin Luzhniki me Kroacië, një kundërshtar që ka shkëlqyer deri më tani. Capello mbështeti ish-ekipin e tij për të kaluar në finale, ndërsa pretendoi se ekipi i Southgate është i aftë të mundë edhe Francën, nëse ata fitojnë gjysmëfinalen kundër Belgjikës, duke thënë: “Do të jetë Francë-Angli dhe në atë rast unë do të shoh Anglinë si favorite për të fituar Botërorin”.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU