Byroja vendos sot për përjashtimin e Berishës me 10 ditë nga seancat parlamentare

Byroja Parlamentare do të mblidhet sot pasdite në orën19. 00 për të shqyrtuar kërkesën e kryetarit të grupit parlamentarë të PS-së, Gramoz Ruçi, për të përjashtuar me10 ditë nga punimet e kuvendit, ish kryeministrin, Sali Berisha. Kërkesa e kreut të grupit socialist mori shkas nga seanca e djeshme, ku ish kryeministri Berisha,nga foltorja e parlamentit, lëshoi një sërë deklaratash fyese dhe jashtë çdo etike ndaj kundërshtarëve të tij politik.

Reagimi i socialistëve ishte i menjëhershëm. Ruçi kërkoi mbledhjen urgjente të Byrosë Parlamentare, pasi, sipas tij, Berisha kishte kaluar çdo kufi etik dhe moral, pasi ka përdoror një fjalor të papranueshëm. Vetë Berisha e komentoi kërkesën e Ruçit si një përpjekje “për t’i mbyllur gojën opozitës”. Gjithësesi, vendimi pritet të merret sot nga Byroja Parlamentare, për të përjashtuar me 10 ditë nga seancat parlamentare ish kryeministrin. Ky është rasti i tretë që Berisha përjashtohet nga punimet e Kuvendit me akuzat për fjalor të papërshtashëm dhe fyes ndaj kundërshtarëve politik.

(javanews.al) Me. Ar

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU