Byroja e Hetimit merr në dorë dosjet për paratë e pista të zyrtarëve, drafti në kuvend

Kuvendi nis të hënën shqyrtimin e projektligjit që i jep të drejtën Byrosë Kombëtare të Hetimit të hetojë transfertat dhe investimet e dyshimta të zyrtarëve të lartë apo të krimit në Shqipëri.

Drafti lejon që kjo supërstrukturë të marrë në dorë dosjet dhe informacionet për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizimit në vendin tonë.

Projektligji do të nisë nesër të shqyrtohet nga Komisionet përkatëse Parlamentare, dhe në terma praktikë ekspozon ndaj hetimeve të byrosë zyrtarë të çdo niveli, të cilet kanë investuar paratë e pista në pasuri të paluajtshme apo aktivitete të tjera.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU