“Bypass-i i Fierit na është bërë si Bypass-i i fytit nga sikleti”

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për bypassin e Fierit. Kryeministri deklaroi se by-Pass-i i Fierit i është bërë si ByPass-i i fytit nga sikleti

“E kam shumë të qartë që ndërkohë që ne flasim aty vazhdojnë komentet po By-Pass-i i Fierit, po  By-Pass-i i Fierit i cili na është bërë si ByPass-i i fytit nga sikleti. Sinqerisht përditë në fyt nga sikleti, sepse realisht është një legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni.

Na është dashur të prishim komplet kontratën dhe të bënin gjithça nga e para me Bankën Europiane për Zhvillim. Tani procesi ka filluar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigjja përfundimtare e bankës, të lidhet kontrata dhe sezonin e ardhshëm  ta gjejë rrugën e By-Pass të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar tërësisht. Kështu të kompletohet e gjithë lidhja me Vlorën”, tha Rama

Bypass-i i Fierit vijon të jetë nyja më problematike infrastrukturore. Por tashmë odiseja disa vjeçare e bllokimit të ndërtimit të tij ka hyrë në rrugën e zgjidhjes. Muaji tetor do të shënojë edhe lidhjen e kontratës së re me kompaninë e cila do të përfundojë ndërtimin e tij, por edhe të Bypass-it të Vlorës.

Edhe ky sezon veror nuk i shpëtoi torturës së drejtuesve të automjeteve që zgjedhin të pushojnë në jug dhe kalojnë në segmentin rrugor më problematik të Fierit. Radhët e gjata të trafikut kanë bërë qarkullimin në këtë aks në këto ditë vere të jetë një stres më vete.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU