Bylykbashi: Sot nuk mund të regjistrohen listat e kandidatëve, afati ka përfunduar mbrëmë në mesnatë

Sipas Partisë Denmokratike afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar mbrëmë në mesnatë. Sipas interpretimit të kësaj force, sot nuk mund të bëhet me regjistrim i listave pasi afati ka skaduar. Çdo regjistrim sot sipas deputetit të PD Oerd Bylykbashi do të ishte shkelje ligjore.

“Në 28 Prill në mesnatë ka skaduar afati për regjistrimin e listave të kandidatëve. Pas kësaj kohe cdo regjistirm do ishte shkelje e ligjit. KQZ nuk ka asnjë mundësi ligjore më të regjistrojë lista, nëse e bën ka shkelur ligjin,. KQZ dhe askush tjetër s’ka asnjë mundësi ligjore për të ndryshuar rregullat. Do jetë haptazi një vendim partizan. E theksoj nga dita e sotme askush nuk regjistrn dot më lista, ose më saktë, nga mbrëmë në mesnatë ka përfunduar kjo farsë e zgjedhjeve të 18 Qershorit. E vetmja zgjidhje është një marrëveshje politike për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Bylykbashi./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU