Buxheti 2019/ Mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave, ndarja sipas kategorive

Buxheti 2019 do të financojë mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave për mbi 60 mijë të punësuar.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditë duke shpërndarë një videoinformacion mbi rritjen e pagave sipas kategorive.

Sipas Ramës, rreth 1 miliard lekë shkojnë për rritjen e pagave në shëndetësi, ku përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermiere

Ndersa rreth 1.37 miliarde lekë shkojnë për rritjen e pagave në arsim. Mbi 35873 mesues do të përfitojnë rritje page 7%, ndersa pagat e edukatoreve do te rriten me 9.1 % krahasur me 2018, shkruan javanews

Gjithashtu do te punesohen 438 edukatore me shumë. Pagat në ushtri do të rriten nga 10-19%

177 milionë lekë shkojnë për rritjen e pagave në sistemin penitenciar, ku përfitojnë rritje page mesatarisht 7%, 3559 policë të burgjeve.

Mbi 120 milione leke shkojne per rritjen e pagave te diplomateve, thuhet ne videon e publikuar nga Rama

‘MIRËMËNGJES 

dhe me këtë videoinformacion për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve me Buxhetin e vitit 2019, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama

Javanews/a.çupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU