Bushati replikon me Top Channel: Eshtë zbatuar në menyrë rigoroze procedura!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas lajmit se ka emëruar si konsull nderi të Shqipërisë, njërin nga dy vëllezërit indian Nitin Sandesara, të kërkuar në vendin e tyre, për një mashtrim të disa bankave në vlerën mbi 725 milionë dollarë.

Një prej rregullave më elementare të gazetarisë dhe informimit publik në një shoqëri demokratike është verifikimi i fakteve, rregullave dhe procedurave ligjore që udhëheqin një proces, për të cilin raportohet. Sikundër kontaktimi i institucioneve dhe personave të përmendur në lajm me qëllim informimin e paanshëm dhe zbardhjen e të vërtetës.

Për sa kohë kjo nuk ka ndodhur me lajmin e publikuar në Top Channel, e ndjej për detyrë të informoj opinionin publik se procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

 Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit. Mjafton hulumtimi i dokumentacionit për këtë rast për të kuptuar se është zbatuar në menyrë rigoroze procedura”, shkruan Bushati.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU