Bushati: Pafajësia e Sheshelit, lajm i keq për drejtësinë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilësoi një lajm të keq për drejtësinë ndërkombëtare dhe viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi, vendimin e Gjykatës së Hagës për shpalljen të pafajshëm të Vojislav Sheshel.

“Sot një lajm i keq për drejtësinë ndërkombëtare dhe viktimat e luftërave të ish-Jugosllavisë. Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë shpalli të pafajshëm Vojislav Sheshelin, i cili akuzohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Shesheli, njeriu që tallej me këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare, është tashmë i lirë të vijojë promovimin e gjuhës së urrejtjes”, shkruan Bushati në Facebook.

Kryediplomati shqiptare deklaron se “vendimi i pafajësisë për këtë xhelat, përbën një goditje të rendë jo vetëm për besueshmërinë e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, por edhe një mungesë respekti për viktimat dhe familjarët e tyre”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU