Bushati habitet me Bashën: Uroj të ta kenë marrë hackera-t Twitter…

Shpresoj që llogaria e Lulzim Bashës në Twitter të jetë hakuar.

Kështu është shprehur ministri Ditmir Buashati në Twitter teksa shpreh habinë për fjalët e liderit të opozitës drejtuar Matteo Salvinit.

“Vërtetë shpresoj që llogaria e liderit të opozitës shqiptare të jetë hakuar. Në të kundërt askush nuk mund ta shpjegojë këtë koment nxitës të Lulzim Bashës ndaj vendit të tij. E turpshme” – shkruan ministri shqiptar i Punëve të Jashtme.

Ditën e sotme, Lulzim Basha i bënte thirrje Salvinit që të ushtronte presion mbi Edi Ramën.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU