Bushati: Dixhitalizimi i Shërbimit Konsullor, kemi zhdukur korrupsionin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka bërë një dallim të rëndësishëm sot në interpelancën e zhvilluar me shqiptarë që jetojnë në Athine lidhur me shërbimin konsullor. Gaston Sanxhaku nga Athina shtroi çështjen e vështirësisë që hasin personat e moshës së tretë në përdorimin e sistemit dixhital për marrjen e shërbimeve konsullore. Bushati, shfrytëzoi këtë moment për të sjellë në vëmendje ndryshimin rrënjësor që është bërë gjatë këtyre viteve si rezultat i këmbënguljes dhe vendosmërisë së kësaj qeverie për të dixhitalizuar shërbimin. Në këtë drejtim, ministri Bushati bëri me dije se çdo aplikim që bëhet në sistemin konsullor monitorohet nga MEPJ dhe kjo eliminon mundësinë për abuzim dhe nga ana tjetër verifikon sjelljen dhe përgjigjen e konsullit ndaj qytetarit.

“Nëse deri dje kishte pretendime të panumërta për abuzime, mit marrje e papërgjegjshmëri në ushtrimin e detyrës nga ana e postave tona konsullore, sot, ankesat që vijnë kanë të bëjnë me shpejtësinë dhe respektimin e afateve që imponon ligji në ofrimin e këtyre shërbimeve”, nënvizoi ai. Dixhitalizimi përbën një nga reformat më të rëndësishme në këtë drejtim pasi ka evituar marrëdhënien e ndërvarësisë mes kërkuesit të shërbimit dhe ofruesit të shërbimit. Marrja e shërbimit në kohë, cilësi dhe me kosto të ulët ka qenë arritja me e madhe e dixhitalizimit. Ne synojmë që përdorimi i sistemit të shërbimit konsullor online të përdoret sa më gjerësisht.

Por, Ministri pohoi se brenda vetë punonjësve konsullorë ekziston një debat i zjarrtë për ofrimin e shërbimit kategorive të caktuara nëpërmjet sportelit. Por kjo nuk përkthehet në sekserët e dikurshëm që ne i shihnim rreth e përqark ambasadës tonë në Athinë apo në Milano. Për të moshuarit të cilët kanë kufizimet e tyre në përdorimin e sistemit krijohen mundësi në çdo post konsullor për t’i trajtuar si kategori me nevoja të posaçme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU