Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet lidhur me audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ku sipas saj dëgjohet duke bërë pazare droge vëllai i ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj.
Organi i akuzës kërkoi “arrest me burg” për Albert Veliun, njeriu që denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.
Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, reagim ky që pason deklaratat e kreut të PD se ky përfundim ishte i pritshëm me drejtësinë e vënë nën komandë nga mazhoranca.
“Uroj që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi, jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë! Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar, qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund”, thotë Rama.
‘Babalja’, Prokuroria kërkon burg për ‘Dëshmitarin X’, Basha: Naiv kush priste diçka tjetër