Bunjaki konfirmon largimin nga Kosova, por kur të fitoj ndeshjen e parë!

Përzgjedhësi i Kosovës, Alber Bunjaki e ka pranuar se do të jap dorëheqje posa të fitojë ndeshjen e parë. Bunjaki gjatë konferencës për media pas humbjes 10: nga Kroacia, e ka pranuar se shumë shpejtë do të largohet nga Kosova.

Por, ai këtë ka thënë se do ta bëjë kur ta fitojë ndeshjen e parë.“Rruga ime me Kosovën ka filluar në vitin 2002.

Plani im ka qenë ma ia ofruar Kosovës lojtarët më të mirë që ka. Po më dhemb zemra që nuk po e arrijmë fitoren e parë, por Kosova ka me qenë gjithmonë prioritet i jetës time”, tha fillimisht Bunjaki.

“Po, Albert Bunjaki do të tërhiqet shumë shpejtë, por fillimisht dua me ja dhuruar një fitore Kosovës”, përgatiti ”Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU