Bum eksportesh, Ekonomi: Në dy muajt e parë të 2017-ës u rriten me 14.8%

Rritja e eksporteve ka vijuar edhe në fillim të këtij viti, duke u rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

“Në dy muajt e parë të vitit 2017 eksportet u rritën me 14,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016”, ka deklaruar ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Pak ditë më parë ishte Instituti i Statistikave që njoftoi se, eksportet u rriten për të dytin muaj rresht në rend dyshifror, duke sinjalizuar se 2017-a mund të jetë një vit më i mirë për kompanitë eksportuese./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU