Bulqizë, plagosen 3 persona në aksident rrugor

Një aksident rrugor me tre të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune rreth orës 8:30 në Bulqizë, në rrugën që të çon drejt zonës D të galerive të kromit. Drejtuesi i një automjeti tip Toyota ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ndërkohë që me të udhëtonin edhe dy persona të tjerë.

Që të tre ata kanë pësuar lëndime të konsiderueshme. Dy pasagjerëve u ka shkuar në ndihmë një helikopter, që do t’i sjellë ata për ndihmë të specializuar mjekësore në Tiranë, ndërsa drejt kryeqytetit me autoambulancë është nisur edhe drejtuesi i mjetit, shtetasi V.D. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU