‘Bularat”, diplomati Nesho: Një shfaqje qesharake e nacionalizmit grek!

Diplomati Agim Nesho, deklaroi ne nje interviste mediatike se thirrjet nacionaliste të qytetarëve grekë sot në ceremoninë e lamtumirës së Kacifas në Bularat ishin tejet qesharake. Ai hodhi kritika të ashpra ndaj shtetit shqiptar, ndërsa shtoi se thirrjet e grekëve me përmbajtje nacionaliste dhe urrejtjeje duheshin ndaluar nga pala shqiptare.

“Në Bularat nuk duhet të lejohen simbolet nacionaliste greke. Simobolet nacionaliste në Bularat ishte një shfaqje qesharake, të cilat janë tejkaluar nga shqiptarët. Këtë e bëjnë forcat nacionaliste greke , të cilat duan të fitojnë terren në zgjedhje parlamentare”, tha Nesho.

Duke kritikuar thirrjet e grekëve me shprehjen se “nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve”, diplomati shqiptar shtoi faktin se ajo që i duhet me ngulm Tiranës zyrtare është ruajtja dhe respektimi i kuadrit ligjor.

“Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve. Shtypi është i paprekshëm. Ka patur raste që janë bërë diferencime mes shtypit shqiptar dhe atij grek. Shfaqja e ekstremizmave me flamuj. Unë jam nga ata që mendoj se Tirana zyrtare duhet të respektojë kuadrin ligjor. Tirana zyrtare duhet të nxjerrë mësim dhe duhet të respektojë ligjet e Shqipërisë. Nuk duhet të lejohen më ekstremizma të tilla në trojet shqiptare. Vetë historia ka provuar se lidhja mes minoriteteve ka qenë solide. Ata janë respektuar. Kanë patur një vëmendje të veçantë”, shtoi ai. /News 24

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU