Buffon dhe Bonucci mund të jenë tek Paris SG

Duket se ish-yjet e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Leonardo Bonucci, do të ribashkohen në një skuadër të re.

Tuttosport raporton se Buffon është shumë pranë kalimit në Paris Saint-Germain dhe beson se ish-numri një i portës së Juventusit dhe Italisë do ta bindë ish-bashkëlojtarin e tij t’i bashkohet në kryeqytetin francez, transmeton Gazeta Express.

Buffon u largua nga Juventusi në fund të sezonit që lamë pas, ndërsa Bonucci ka kontratë afatgjate me Milanin, skuadër të cilës iu bashkua para një viti pikërisht nga Juventusi. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU