Budallai Lul dhe ‘Ministria’ e tij hije e propagandës!

Nga Erion Braçe/

E vërteta e zhbën propagandën! Kam një jetë që dëgjoj Lulzim Bashën dhe ministrinë e tij hije të propagandës të thotë: 1/3-ta e prokurimeve jepen pa garë, përmes procedurës “negocim pa shpallje”! Po a është kjo e vërteta?

Tenderët-rekordi Berisha dhe ulja drejt zeros e vlerës së kontratave të negociuara pa shpallje! Nuk ka instrument më të ndyrë se propaganda! Është e trashe, banale, e dhunshme, por bosh, shumë bosh po aq sa budallaqe! Madje edhe e padobishme; propaganda nuk e zhbën dot të vërtetën!

E vërteta e zhbën propagandën! Kam një jetë që dëgjoj Lulzim Bashën dhe ministrinë e tij hije të propagandës të thotë: 1/3-ta e prokurimeve jepen pa garë, përmes procedurës “negocim pa shpallje”! Po a është kjo e vërteta?

Së pari, procedura “negocim pa shpallje” është ligjore e parashikuar e tille ne ligjin “për prokurimin publik”. Së dyti, kur prokurohet ka rendësi “fondi limit” dhe vlera e përfituar nga gara- më pas e kontraktuar, asfare numri i prokurimeve të  kryera; për rastin në fjalë, ai që vlen është raporti mes “vlerës së negociuar pa shpallje” dhe “vlerës totale të prokuruar”.

Kam krijuar një seri tetë vjeçare; në vitin 2010; vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 5 750 238 583 leke vlera totale e prokuruar ishte 73 829 087 560 leke. Pra, 7.7% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Ne vitin 2011; vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 6 068 755 518 leke, vlera totale e prokuruar ishte 62 154 425 465 leke. Pra, 9.7% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Në vitin 2012; vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 6 036 350 276 leke, vlera totale e prokuruar ishte 58 968 281 803 leke. Pra, 10.2% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Në vitin 2013; vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 8459 515 339 leke, vlera totale e prokuruar ishte 52 182 980 979 leke. Pra, 16.2% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Në vitin 2014; vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 5 646 826 542 leke, vlera totale e prokuruar ishte 60 105 670 018 leke. Pra, 9.3% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Ne vitin 2015; vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 8 734 240 209 leke, vlera totale e prokuruar ishte 90 702 378 325 leke. Pra, 9.6% e vlerës totale të prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Në vitin 2016; vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 8 155 169 113 leke, vlera totale e prokuruar ishte 108 230 737 689 leke. Pra, 7.5% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Në vitin 2017; vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 7 621 305 673 leke, vlera totale e prokuruar ishte 109 619 600 197 leke. Pra, 6.9% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Ne vitin 2018, deri tani; vlera e “negociuar pa shpallje” është 1 907 224 295 leke, vlera totale e prokuruar është 53 551 476 775 lekë. Pra, 3.5% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Siç e shihni, vlera me e larte e kontratave te lidhura pas procedurës “shpallje pa negocim” është shënuar në vitin 2013-kohë kur vendin e qeveriste Sali Berisha: rekordi-16.2% te vlerës totale te prokuruar!

Prej atij viti, vlera e negociuar pa shpallje ka rene, duke shënuar këtë vit vlerën me te vogël ne 8 vite! Unë kam parë programin e punës së agjencisë se prokurimit publik dhe besoj se ne 2019-ten, vlera e negociuar pa shpallje për kontrata mallrash,  shërbimesh apo punë, do te jete fare minimale. Kjo është e vërteta. Propaganda duket budallaqe sa here e vërteta përballet me të! Njësoj si budallai Lul dhe ministria e tij hije e propagandës!

A ka probleme me prokurimin publik ne këtë vend? Pooooo! Problemi mbetet tek vërtetësia e garës, të qenit e hapur, e lirë, përfshirëse, e vërtetë! Demokratizimi i punëve publike, pa humbur asgjë në cilësi dhe çmim nis nga këtu!

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU