“Bubulina ime vdiq n’prehnin e nanës”. Lajçi shpërthen ndaj portaleve pas vdekjes së të bijës

Dy ditë pas publikimit të lajmit se vajza e aktorit të njohur nga Kosova, Çun Lajçi ndërroi jetë, ka ardhur reagimi i ashpër i artistit. Revolta e tij lidhet drejtpërdrejt me portalet online, që kanë dezinformuar rreth shkaqes së vdekjes tragjike tv vajzës së tij.

Fillimisht mediat publikuan se shkak i vdekjes së Bubulinës, 34 vjeç, ishte mbidoza.

Por aktori e përgënjeshtron këtë lajm të rremë duke shkruar në Facebook:

“Portale” moj Partale
Çka ju duhen pelqimet me dezinformata, he mos qofshi.
Bubulina ime vdiq në dhomën e saj e n’prehnin e nanës saj,
E ju e hudhni prej lagjës ne lagje
dhe konstatoni vdekjën 
përpara mjeksisë ligjore.
Ju lumtë!!!

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU