BSH: Mikro kreditimi u zgjerua me 14.3%

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kreditimi nga shoqëritë e kursim kreditit (mikrokreditimi) arriti në 5.5 miliardë lekë në fund të vitit 2016, me një rritje prej 14.3% krahasuar me një vit më parë.

Mikrofinanca dhe në veçanti skemat e kursim-kreditit janë një faktor i rëndësishëm i financimit të ekonomisë, sidomos në zonat rurale të vendit.

Ndonëse vlera totale e kredisë në këtë sektor përbën vetëm 1% të kredisë totale për ekonominë, kursim-krediti është një nga skemat më të suksesshme të mbështetjes me financim për fermerët e vegjël.

Sipas të dhënave të BSH-së, gjatë vitit 2016, depozitat në këto shoqëri u rritën me 30% duke plotësuar gati 88% të portofolit të kredisë, ndërkohë që tre vjet më parë ato financonin vetëm 65% të saj.

Kursim-krediti po plotëson më së miri shërbimeve financiare në zonat ku bankat nuk kanë leverdi të operojnë./b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU