Brukseli reagon: Serbë, mjaft bllokuat librat shqip në Preshevë

    Problemi i bllokimit të mijëra librave (25 ton) në doganat serbe tashmë nuk mbet vetëm një shqetësim i nxënësve apo liderve të Luginës së Preshevës por edhe i ndërkombëtarëve. Reagimi i fundit ka ardhur nga zyrtarët e BE-së nga Brukseli.

     Serbia, nënshkruese e konventes së KE nuk duhet të bllokoje, por t’ju mundësoj shqiptarëve në Preshevë librat në gjuhen e tyre amtare. Për Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian librat nuk e kanë vendin në polici apo dogana, por në duar të nxënësve, në shkolla. “Legjislacioni mbi arsimin në gjuhët e pakicave duhet të zbatohet në mënyrë konsistente ne gjithë territorin e Serbinë. ” ka thëne ne fund znj.Kocijancic.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU