Në Bashkimin Evropian po bisedohet për ndalim të udhëtimeve dhe bllokim të xhiro-llogarive të politikanëve të Maqedonisë. E përditshmja gjermane “Shpigel” shkruan se kancelarja Angela Merkel e ka paralajmëruar ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin që të zhbllokojë procesin e formimit të qeverisë së re të Maqedonisë, transmeton Deutsche Welle.
Vendet anëtare të BE-së kanë nisur me bisedime konkrete rreth sanksioneve kundër Maqedonisë, publikon “Shpigel”. Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit publikisht kërcënoi politikanët maqedonas që po bllokojnë procesin politik.
Prej disa muajsh edhe kryetari i PD ne Shqiperi Lulzim Basha merr per baze skenarin maqedonas per te justifikuar krijimin e nje qeverie teknike, duke kercenuar per te mos hyre ne zgjedhje. Qendrime keto qe kane provokuar rende Brukselin. Sulmet ndaj Brukselit kane qene kryefjala e protestes se PD.
ma.me