Britania, veprimet e opozitës i quan jodemokratike

O’Connell, përfaqësuesi britanik në Kosovë, e cilëson 2015 si mjaft sfidues për Kosovën, i përcjell me vendime të vështira por të duhura. Gazin lotsjellës në Kuvend e quan të kot dhe shqetësues. Kurse, veprimet e opozitës, jo-demokratike. Përkrahë mundësinë e qytetarëve për të dalë në protesta, por nuk arsyeton dhunën që shkatërron një shtet demokratik, të ri e të dalë pas konfliktit, siç është Kosova. Zgjidhjen e krizës politike e sheh me dialog. Këshillon udhëheqësit e Kosovës dhe partitë politike që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të tregojnë vepra në luftimin e korrupsionit.

Ky është ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili për KosovaPress tha se problemet kyçe në Kosovë janë korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia e zhvillimi ekonomik. Sipas tij, punë duhet të bëhet në këto problematika, e jo të humbet kohë në gjëra tjera të pavërteta.

Në një intervistë dhënë KosovaPress-it, Ruairi O’Connell tha se gjatë vitit 2015 Kosova ka pas shumë sfida, ka marrë vendime të vështira por të duhura. Këtu ai përmend Gjykatën Speciale, ku vendimi për themelimin e saj ka qenë një shenjë që Kosova mund të marrë përgjegjësinë për zbardhjen e ngjarjeve që kanë ndodhë në vend. Çështje tjetër e rëndësishme, sipas tij, përgjatë vitit që e lamë pas, është nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, e cila thotë seka qenë tregues që Kosova mund të trajtohet si çdo shtet tjetër i Evropës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU