BRITANI/ Dasma mbretërore, çifti lajmëron se nuk do të ftojë asnjë lider politik, as kryeministren Theresa May

Dasmat mbretërore britanike janë zakonisht ngjarje shumë të rëndësishme shtetërore, ku marin pjesë, presidentët dhe kryeministrat e vendeve të ndryshme të botës. Por dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle siç duket nuk do të jetë e tillë. Pallati Kensington ka lajmëruar të martën se çifti mbretëror nuk do të ftojë asnjë lider politik në event, bazuar në pozicion që ai/ajo ka, çfarë do të thotë se presidenti Donald Trump, dhe paraardhësi i tij Barack Obama nuk do të jenë prezent në dasmën e Meghan dhe Harry-t.

Madje as kryeministrja angleze, Theresa May nuk është parë si një e ftuar e denjë për dasmën e tyre. Ndërkohë vetëm miqtë personal të çiftit do të jenë në Kështjellën Windsor në eventin e vitit më 19 maj. Sipas CNN, në ndryshim nga dasma e William dhe Kate në vitin 2011, kjo dasmë mbretërore është parë si një ceremoni private, prandaj çifti nuk e shikon të arsyeshme të ftojë politikanë në dasmën e tyre. CNN shkruan se mund të ketë disa lider politikë të ftuar, por kjo vjen në bazë të marrëdhënieve personale  dhe kofidencave që Harry dhe Meghan kanë me to.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU