Brinjë qingji aromatike, kjo është receta e shijshme

Mund të shijoni mishin e qengji në zgarë edhe brenda shtëpisë tuaj, duke përdorur disa teknika gatimi. Shije.al sjell mëposhtë recetën sesi të gatuani brinjët e qingjit aromatike.

Përbërësit
  • brinjë qingji
  • 1 kokërr patate
  • kripë
  • piper
  • trumëz
  • rozmarinë
  • 100 gr gjalpë
  • 3 gjethe borzilok
  • 1 degë rozmarinë
  • 2 degë trumëz
  • 3 thelpinj hudhër
1 Për të përgatitur gjalpin e aromatizuar, prisni rozmarinëntrumzënborzilokun dhe një thelpi hudhër.
2 Përziejeni gjalpin me erzat e prera, mbështilleni me qese kuzhine në formë role-je dhe vendoseni në frigorifer në temperaturë të ulët.
3 Me një furçe lyeni brinjët e qengjit nga të gjitha anët me gjalpin e përgatitur.
4 Vendosni një tigan zgarë në zjarr të ngrohet, ndërkohë prisni patatet.
5 Vendosni brinjët në zgarë dhe pasi të kenë marrë pak ngjyrë e të kenë lëshuar lëng, vendosi dhe patatet të cilave u shtoni kripë e piper.
6 Gatuajini për 10 minuta, pastaj lëreni mishin të pushojë rreth 8 minuta.
7 Më pas futeni në furrë mishin bashkë me patatet për 7 minuta në 180 gradë, duke pasur kujdes që mishi të mos thahet.
8 Shërbejini të ngrohta së bashku me patatet.
/b.d

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU