Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian nisin sot në Bruksel rrethin formal të negociatave për kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja.
Sekretari britanik i Brexit, David Davis, do të takojë homologun e BE-së, Michel Barner, për katër ditë bisedime.
Palët kanë më pak se dy vjet kohë për të vendosur kushtet, përpara se Britania të largohet me ose pa marrëveshje më 30 mars të vitit 2019.
Ndërkohë në tryezë janë shumë çështje të vështira, përfshirë të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britani dhe anasjelltas, pas Brexit.
Janë gati 3 milionë shtetas të BE-së në Britani dhe rreth 1.5 milion shtetas britanikë në 27 vendet e tjera të BE-së.
Palët do të diskutojnë edhe mbi koston e daljes së Britanisë nga blloku./Rel