Breshia, bien poshtë akuzat për terrorizëm ndaj dy shqiptarëve

Gjykata e Breshias në Itali ka hedhur poshtë për herë të dytë akuzat për terrorizëm dhe rekrutim të luftëtarëve në radhët e ISIS, ndaj shqiptarëve Alban dhe Elvis Elezi.

Vendimi u dha pas kërkesës për rishikimin e çështjes.

Sipas vendimit te dhene nga ana e Gjykatës, nuk ka elementë të mjaftueshme që provojnë se Alban dhe Elvis Elezi kanë rekruatuar persona në rradhët e ISIS dhe se as nuk kanë pasur lidhje me persona që kryejnë rekrutime për Shtetin Islamik.

Me këtë vendim te dhene nga ana e gjykates, hidhen poshtë edhe pretendimet e prokurorisë italiane.

Nga ana tjeter behet me dije se edhe vetë shqiptarët nuk kanë pranuar se kanë pasur lidhje me militantë të Shtetit Islamik.

Alban Elezi, raportojnë mediat lokale, i cili është dëbuar për në Shqipëri mbetet i lirë, së bashku me nipin e tij Elvisin, që aktualisht jeton në Itali.

Pasi i kishte arrestuar ata policia italiane nuk gjeti prova dhe i kerkoi Shqiperise nese kishte ndonje prove ne lidhje me dyshimet e akuzat qe ishin ngritur ndaj tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU