Braçe replikë Blushit: Shpifje si ato të Berishës nuk do e kthejnë PS-në majtas

 

Deputeti socialist Erjon Braçe ka repolikuar sërish me socialistin Ben Blushi përmes postimeve të tij në rrjetin social, duke shkruar se PS nuk mund të kthehet majtas me shpifje dhe shantazhe të huazuara nga Sali Berisha. Braçe ka reaguar në lidhje me njërën nga akuzat e bëra sot nga Blushi, i cili tha se disa deputetë po vjedhin me bekimin e Ramës.

Ja çfarë shkruan Braçe:

“Une mendoj se;

PS nuk kthehet majtas duke u bere populiste,

PS nuk kthehet majtas duke u shantazhuar me shpifjet, fyerjet, genjeshtrat e huazuara nga Sali Berisha,

PS nuk kthehet majtas duke detyruar nje shoqeri te tere te paguaj per prona qe pronaret nuk i kishin kur u shpronesuan!!

E mbani mend kete?!

Kaq per sot, te tjerat ne ditet ne vijim”, shkruan deputeti socialisti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU