Braçe ‘opozitë’ Ahmetajt: Sigurohu që lojërat e fatit të mos fshihen pas akulloreve

Ministri Arben Ahmetaj deklaroi në Komisionin e Ekonomisë së pas 1 Janarit nuk do të ketë asnjë kazino në zonat e banuara. Në mungesë të PD-LSI, opozitën në Komision e bëri,deputeti Erjon Braçe, i cili pati disa pyetje për ministrin për t’u garantuar se pas 1 janarit, lojërat e fatit do të jenë larg zonave të banuara.

Braçe deklaroi se i kanë ardhur shprehje të llojit “do ta gjejmë gjuhën me politikën

Javanews sjell debatin Braçe-Ahmetaj

Braçe: Kazinotë largohen nga qyteti, se mos do të qendrojnë në fshat?

Ahmetaj: Nuk do të ketë kazino në zonat e banuara. Do jenë larg, larg

Braçe: Po më vijnë shprehje të këtij lloji ”do ta gjejmë gjuhën me politikën

Ahmetaj: Nuk ka kthim pas. Me urdhër të kryeministrin zonat e banuara do pastrohen nga lojërat e fatit

Braçe: A keni marrë masa që këto aktivitete të mos fshihen pas dyqaneve të bukës, akulloreve, salloneve të modës

Ahmetaj: Ligji e përcakton qartë, jemi në bashkëpunim me policinë e shtetit. Reagimi do jetë i fortë. Ju rritëm taksën, i reduktuam, tani do i largojmë nga qyteti.

Braçe: A do rishikohet ligji për lojerat e fatit

Ahmetaj: Vetem në rastin e taksimit

Javanews/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU