Karim Benzema i ka dhënë epërsinë Realit në finalen e botërorit të klubeve, kundër Kashima Antlers, në minutën e tetë.
Mbrojtja japoneze nuk arriti të largonte mirë topin që u kontrollua nga Modriç. Kroati gjuajti në hyrje të zonës, grushtim i portierit, Benzema ndërhyn nga fare pranë dhe shtyn topin në rrjetë.