BOTERORI/ Dalldisen femrat, rritet numri i atyre që luajnë baste

Sigurisht që një Botëror nuk do të ishte interesant nëse nuk do të kishte baste në të. Tani kompanitë e ndryshme në mbarë botën japin shumë mundësi për të provuar të fitojnë disa para më shumë me anë basteve online. “Bild” ka zbuluar disa shifra interesante të shumave të luajtura gjatë Botërorit në Rusi.

* Europianët deri tani kanë luajtur plot 2.5 miliardë euro. Në krahasim me Botërorin në vitin 2014, ku ata luajtën vetëm 1.5 miliardë.

* Një gjerman ka besuar aq shumë te kombëtarja e tijm, saqë harxhoi 30 mijë euro në bast për të skuadrën e Joakim Lëvit, që ajo do të fitonte sërish kampionatin Botëror. Koeficienti që “Pancerat” do të triumfonin sërish ishte 12.

* Analisti Evgnei Krinistin tha për “Bild”: “Kur së bashku me disa kolegë kërkuam nga ‘Boomakers’ të dhënat për bastet e vëna, u shokuam”.

* Rreth 5 milionë gra nga e gjithë bota kanë vënë bast nga llogaritë e tyre. 30% më pak se në 2014-ën.

* Ndërkohë, 43% e gjermanëve kanë votuar për skuadrën e Anglisë, që ajo në fund do të fitojë trofeun.

* Sipas Krinitsin, nëse Anglia do të fitonte Botërorin në fund, atëherë kompanitë do të paguajnë te klientët rreth 50 milionë euro.

* Deri tani janë 100 milionë euro gjithsej të luajtur për skuadrat që mund të dalin në finale. 60 milionë euro janë vënë bast për Anglinë dhe 30 milionë për Brazilin.

* “Mosha mesatare që është e tërhequr nga bastet është nga 16-25 vjeç”, tha analisti për “Bild”.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU