Bota, me sytë nga Parisi! Shkrumbohet nga flakët katedralja “Notre Dame”

Një zjarr ra gjatë ditës së sotme në katedralen emblematike të “Notre Dame” në Paris, që me shumë mundësi ka lidhje me punimet që po zhvillohen për rinovimin e godinës, njoftuan zjarrfikësit.

Sipas zjarrfikësve, zjarri, rrethanat dhe dëmet e të cilit ende nuk janë përcaktuar, ra në papafingo të katedrales, monumenti historik më i vizituar në Europë.

Sipas zëdhënësit të Notre Dame, zjarri ra rreth orës 16:50 GMT.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën”, shkruan në Twitter presidenti francez.

Në një postim në Twitter, zëvendës kryetari i parë i Parisit, Emmanuel Gregory shkruan:

“Zjarr në Notre Dame, ne duhet të qëndrojnë larg dhe të largohen të gjithë për të lënë grupet e shpëtimit të ndërhyjnë.”

Vitin e shkuar, Kisha Katolike në Francë lëshoi një apel urgjent për fonde për të shpëtuar katedralen, që kishte nisur të rrënohej.

Në lidhje me zjarrin në katedrale reagoi edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Është e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris. Ndoshta ndërhyrja me ujë nga ajri mund të vërë nën kontrollat flakët. Duhet të veprohet shpejt!” 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU