Borxhi publik i Kosovës kap shifrën e 1.03 miliard euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se sektori fiskal u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 6.3 përkatësisht 10.3 për qind.

“Duke pasur parasysh rritjen më të lartë të shpenzimeve buxhetore krahasuar me të hyrat, buxheti i Kosovës deri në qershor 2018 regjistroi deficit primar buxhetor prej 27.1 milionë euro (2.8 milionë euro suficit në periudhën e njëjtë të vitit 2017)”, thuhet në raportin e BQK-së për Vlerësimin tremujor të zhvillimeve makroekonomike, transmeton televizioni publik.

Borxhi publik në TM2 2018 ka arritur në 1.03 miliard euro, që është për 9.2 për qind më i lartë krahasuar me TM2 2017.

“Rritja e borxhit publik në Kosovë i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm përderisa borxhi i jashtëm publik u karakterizua me rënie”, ka njoftuar BQK-ja, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU