Borussia mendon të bashkojë në klub vëllezërit Xhaka

Taulant dhe Granit Xhaka, dy vëllezërit kundërshtarë me kombëtaret, mund të bashkohen në klub, te Borussia Moenchengladbach, si dikur te Baseli i Zvicrës. Klubi gjerman po mendon të marrë Xhakën kuqezi në përpjekje për t’i mbushur mendjen Xhakës “zviceran” për të mos u larguar nga Borussia.

“Bild” shkruan se nuk është vetëm kjo arsyeja, pasi Taulanti është një fubollist i vlerësuar nga Borussia, e cila e ka ndjekur prej kohësh me Baselin, ndërkohë që për të interesohet edhe Fiorentina në Itali. Por, do të ishte një plus për Borussian, pasi Graniti e ka bërë të ditur ëndrrën për të luajur në një skuadër me Taulantin.

Nga ana tjetër, Graniti është në shënjestër të disa klubeve, përfshirë Bayern e Arsenal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU