Bono Vox humbet zërin gjatë koncertit në Berlin

Këngëtari kryesor i grupit U2, Bono, u detyrua të ndërpresë dje në darkë një koncert në Berlin pasi humbi zërin disa herë gjatë të kënduarit.

Këngëtari 58-vjeçar pati vështirësi që në fillim të spektaklit dhe piu vazhdimisht një pije të ngrohtë nga një termus.

Pasi performoi “Beautiful Day” me ndihmën e fansave të cilët i inkurajoi të këndonin këngën, Bono u detyrua të bëjë një pushim dhe më pas nuk u rikthye më.

Fansat në “Mercedes-Benz Arena” në Berlin u njoftuan se koncerti nuk do të vazhdojë pa dhënë më shumë arsye.

Spektatorët do të marrin bileta për një tjetër koncert të U2 por ende nuk është njoftuar asnjë datë.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU