Bon Jovi i dhuron kitarë një fanseje të sëmurë me tumor

Këngëtari Bon Jovi i dhuroi kitarën e tij një fanseje të sëmurë me tumor.

Vajza e gruas së sëmurë, një fanse e madhe e këngëtarit Bon Jovi bëri një apel në rrjetet sociale dhe rockstari iu përgjigj menjëherë kërkesës duke e ftuar për darkë në restorantin e tij dhe i bëri një surprizë duke qenë dhe vetë i pranishëm.

Apeli u bë nga vajza e gruas që jeton në New Jersey dhe që është e sëmurë me tumor në mushkëri. Dëshira e saj më e madhe ishte të takonte Bon Jovin.

Rockstari nuk e mendoi dy herë dhe iu përgjigj menjëherë duke e ftuar në restorantin e tij dhe i dhuroi një kitarë , një libër dhe një puthje, referon Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU