Bojkoti në Komision, Manja nuk harron të urojë deputetin demokrat për ditëlindje

Edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, opozita nuk ka zgjedhur të mos jetë e pranishme.

Por edhe pse jo aty, në fillim të mbledhjes, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja nuk harroi të uronte kolegun demokrat Enkelejd Alibeaj për festën e ditëlindjes.

“PËRPARA SE TË NIS MBLEDHJEN ME RENDIN E DITËS, PAVARËSISHT MUNGESËS SE KOLEGEVE TË OPOZITËS DUA T’I UROJ KOLEGUT ALIBEAJ 45-VJETORIN E LINDJES. URIMET MË TË MIRA”, deklaroi Manja

Edhe pse duket sikur opozita ka “braktisur” punimet në komisionet parlamentare, ajo ka zhvilluar mbledhje paralele në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ditën e sotme grupi i PD dhe ai i LSI-së kanë nisur diskutimet për projektligjin e vettingut të politikës.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU