Bojkoti, Berisha zbardh ultimatumet e ndërkombëtarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në studion e Real Story edhe në lidhje me negociatat e zhvilluara nga i dërguari i BE McAllister dhe ai i SHBA Hoyt Brian Yee para zgjedhjeve të shkuara kur opozita kërcënonte me bojkot.

Teksa ka shprehur vlerësimet për Yee, Berisha nuk ka ndarë të njëjtin mendim për të dërguarin e BE edhe pse ai ishte i dërguar i Partive Popullore. Berisha pranoi se pati një farë ultimatumi nga ndëkormbëtarët për njohjen e zgjedhjeve dhe nëse opozita bojkotonte. Sipas Berishës ata deklaruan sen zgjedhjet do cilësoheshin të rregullta edhe pa opozitën.

“Erdhi McAllistër, që për mua ishte një politikan kunjak. Erdhi nga partitë popullore, mënyra se si e organizuan atë takim ishte dështim. Isha i interesuar për suksesin e tij si negociator, ai nuk e bëri dot. Erdhi Hoyt Yee, tha siç e dini ne nuk kemi bërë deklaratë, por ne do detyrohemi të bëjmë. Ky zgjeroi Mcallister, tha McAllister plus dhe e zgjeroi, ky ishte një mik dhe unë e quaja të arsyeshme që t’i jepnim suksesin e negociimit. Kishte një qëndrim të prerë, nëse nuk e bëni, ne detyrohemi të bëjmë deklaratën. U bënë përpjekje edhe aty, nuk u bë falë disa reagimeve. Dhe u bë marrëveshja, për marrëveshjen ka dy diskutime. Unë jam i bindur që ishte një fitore e padiskutueshme e PD dhe kryetarit, të tjerët thonë ishte një katastrofë. Dhe një javë pas marrëveshjes, tregon rritjen e PD, nga 32 apo 31 në 36-37 %, këtu është rezultati.

Berisha ka kritikuar edhe njëhërë ambasdorin amerikan Donald Lu. Ai theksoi se “Ambasadori Lu ka akuzuar tre here me shume opoziten sec ka akuzuar Saimir Tahirin dhe te tjere te Qeverise”./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU