Bojaxhi vijon denoncimet: Parku, shesh ndërtimi!

     

    Hyrja e Parkut të Liqenit, përballë Fakultetit të Filologjisë, është kthyer në një shesh ndërtimi, nga plani rregullues i vitit 2012. Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi e ka denoncar sot këtë fakt, në një deklaratë për mediat. Bojaxhi është shprehur “se Plani Rregullues i Tiranës i vitit 2012 e ka caktuar të gjithë kurorën e Parkut të Liqenit në zonë ndërtimi. Ai thotë se Bashkia e Tiranës as nuk e ka konsultuar dhe as e ka informuar publikun”, pa harruar të kritikojë edhe sjelljen e qeverisë, e cila sipas tij “nuk lë rast pa reaguar për çdo veprim të Bashkisë, por ka heshtur për këtë skandal të Planit Rregullues të Bashkisë së Tiranës”.

    Gjergj Bojaxhi ka parashikuar se në atë pjesë të Parkut “do të ketë një ndërtim gjigand. Ndeshja e dy kandidatëve është vetëm një teatër që synon të verë në gjumë qytetarët”, ka thënë ai. Në fakt rreth Planit rregullues të Tiranës, ka pasur mjaft polemika në vitin 2012, kur specialistë dhe aktivistë pranë opozitës së asaj kohe, vunë në dukje se ky Plan shkatërronte shumë pjesë historike dhe me gjelbërim të qytetit.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU