Bllokuan investimet dhe shkaktuan dëmin 21 mln euro, Gjylameti: Pse hesht Berisha dhe Vasili

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, duke folur gjate nje konference shtypi, ne seline roze, ku e quajti veprim te nxituar dekretin e Presidentit per zgjedhjet ne Diber./r/n/r/nLawmaker, Blerina Gjylameti, speaks during a press conference about the President's decree on elections in Debar.

Kryetarja e PS për Tiranën dhe njëherësh deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka reaguar në lidhje me deklarimet e bëra nga Berisha dhe Petriot Vasili lidhur me situatën e krijuar në zonën e “Misto Mame-s” si rrjedhojë e shirave me intensitet të lartë. Gjylameti i kujton atyre edhe një kallëzim penal ndaj atyre që bllokuan investimin për kanalizimet në zonën e Kombinatit dhe shkaktuan një dëm ekonomik rreth 21 milion euro në Mars të vitit 2018 nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

“Ta mbulosh diellin me shoshë me një pafytyrësi të hapur nga kazani “digjital” dhe Vasili, është hipokrizia më e madhe që mund t’u thuash qytetarëve të Tiranës dhe veçanërisht banorëve të “Misto Mame” në zonën e Kombinatit.  Përse nuk flasin zyrtarët e tepsisë për vjedhjen e fondeve të projektit japonez që e shesin duke dizinformuar publikun?! Ka një kallëzim për ndjekje penale  ndaj atyre që bllokuan investimin për kanalizimet në zonën e Kombinatit dhe shkaktuan një dëm ekonomik rreth 21 milion euro në Mars të vitit 2018 nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.  Pse nuk flasin?”, thotë Gjylameti.

Ne,  shërbimin ndaj njerëzve të zakonshëm nuk na e ndali balta e atyre që alternativë kanë vetëm dhunën, po iu shtruam punës duke qenë pranë tyre. Investojmë në çdo cep të Kombinatit, në blloqe banimi, në gjithë rrjetin elektrik me nënstacionin 20 kë, në shkolla të reja si “Betim Muço”, rikostruksionin e shkollave ekzistuese , kopshteve, çerdheve, parqeve , qendrave shëndetësore, rrugë, ndriçim e kanalizime. Të bindur që duhet të vazhdojmë me investimet në infrastrukturë në çdo lagje, rrugë e rrugicë, sepse qytetarët e Kombinatit meritojnë shumë më tepër”, shkruan deputetja Gjylameti duke shtuar se alternativa e dhunës që prish e shkatërron në mes të ditës shtyllat në qendër, nuk flet dot përballë punës dhe vëmendjes që i është kushtuar këto kohë ndaj qytetarëve të Tiranës nga qendra në periferi”, thotë Gjylameti.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU