Bllokimi i komisionit ad-hoc/ Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme në 17 Qershor

Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzkaonshme në 17 Qershor. Mbledhja u kërkua nga 1/5 e deputetëve.

Në rendin e ditës në këtë seancë të jashtëzkaonshme do të jetë zëvendësimi i Jorida Tabakut në njërin prej komisoneve ad-hoc, për të vijuar me përzgjedhjen e kandidatëve për organet e Vettingut.

Mbledhja u thirr me propozim të deputetit të PS Pandeli Majko, pasi deputetja Tabaku e ka të pamundur prezencën për të vijuar puna e komisionit pasi vetëm një ditë më parë ajo solli në jetë dy vajzat e saj binjake./a.m.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU