Bllokimi i 5 mln euro, kush janë dy bosët nga Lezha që u kapen në Spanjë me 1 mijë kg kokainë

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë sekuestruar 5 milionë euro pasuri e një grupi kriminal shqiptar, të cilët janë arrestuar në muajin prill 2018, me 1 ton kokainë në Spanjë.

Eduart Merkaj, kreu i Policisë Kriminale, në një deklaratë për mediat ka thënë se Forca e Ligjit ka sekuestruar pasuritë e Arjan Ndocit dhe Julian Deblinit, nga Laçi dhe Lezha. Ata u arrestuan me veprën penale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa Merkaj theksoi se janë anëtarë të një grupi që vepronte prej vitesh në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

Ditën e sotme, Task Forca ka sekuestruar disa llogari bankare, kuotat e një shoqërie tregtare, 1 njësie banimi, 8 apartamente, 2 njësi tregtare, 4 garazhe dhe 3 makina. Asetet kriminale kapin vlerën e 5 milionë eurove./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU