E përditshmja zvicerane, Blick ka lavdëruar paraqitjen fantastike të dyshes shqiptare te kombëtarja e Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri pas fitores ndaj Serbisë.
Në titullin e lajmit Blick ka shkruar, “Falë shqiponjave Xhaka e Shaqiri ëndërrojmë të fluturojmë lartë”, transmeton Koha.net.
Xhaka e Shaqiri mposhtin Serbinë. Xhaka me një supergol barazoi së pari rezultatin ndaj Serbisë, kurse Shaqiri me një mjeshtëri të jashtëzakonshme në minutën e 90 i dha fitoren Zvicrës ndaj Serbisë. Që të dy festuan me shqiponjë, përgatiti Koha. (b.an)